Të fundit

Lekaj: Qeveria të mos vajtojë, të bëjë urgjentisht zgjidhjen për rrymë

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, vlerëson se kryeministri i vendit, Albin Kurti, duhet të ofrojë zgjidhje urgjente për krizën energjetike në vend.

“Kryeministri nuk është këtu që të thurë vargje por që të ofrojë zgjidhje dhe t’ju ofrojë rrymë qytetarëve. Qeveria Kurti duhet të veprojë urgjentisht dhe do të ketë përkrahjen tonë në zgjidhjen e problemit”.

“E ka pushtetin, fuqinë dhe numrat për të zgjidh problemet. Deri para një viti nuk kemi pas probleme me energjinë elektrike edhe pse i kemi paralajmëruar por e kanë marrë si gjë politike dhe jo që të fillojnë të analizojnë çështjen”.

Lekaj në “Info Magazine” deklaroi se Qeveria Kurti nuk duhet të vajtojë dhe të fshihet pas qeverive të kaluara, por të jetë transparent me qytetarët për të gjitha vendimet që do të marrë, njofton Klankosova.tv.

“Ishte e domosdoshme që të debatohet për krizën energjetike pasi kemi hyrë në një krizë të thellë energjetike. Kjo qeveri më tepër ka praktikën që të ketë veprimet “ad-hock” sesa të bëjë një analizë paraprake që të zgjedh problemet”.

“Me këtë krizë Kurti nuk ka rrugëdalje dhe lë fajtore qeveritë paraprake dhe duhet të ofrojë zgjidhje e mos të vajtojë”.

“Nga kryeministri kërkohet që të dalë dhe të ballafaqohet me qytetarët për çfarëdo vendimi dhe jo të fshihet pas qeverive të kaluara. Besoj që deri në mars do të ketë krizë energjetike e edhe shtrenjtim të rrymës e për këtë duhet të dalë dhe t’ju tregojë qytetarëve vet”, tha Lekaj.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci