Të fundit

Deputeti i VV-së thotë se Ura e Ibrit s’ka fat tjetër pos hapjes: Prisni edhe pak ditë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, tha se për 25 vite radhazi veriu i Kosovës ka qenë zonë e paprekur nga autoritet shtetërore, e derisa potencoi se në atë pjesë kanë sunduar strukturat paralele.

Rrustemi thotë se për dallim nga atëherë, tashmë veriu ka një realitet krejt ndryshe, madje sipas tij i pakrahasueshëm.

“25-vjet e ka pasur atë zonë të paprekur nga autoritetet shtetërore, kanë sunduar strukturat paralele. Radoiçiq ta ka vendosur rregullin dhe ligjin atje. Prania e dinarit thua që është monedhë me valutë zyrtare në Kosovë, rrugë të trafikimit e të kontrabandës. Këto nuk janë manovra, janë veprime institucionale për të zbatuar ligjin edhe kushtetutën edhe në atë pjesë të Kosovës, në të cilën nuk ishin zbatuar asnjëherë përgjatë 25-vite. Sot, është realiteti krejt ndryshe dhe i pakrahasueshëm, dhe kështu do të vazhdojë”, tha ai në Tëvë1.

Ndërkohë, sa i përket hapjes së urës mbi lumin Ibër, tha se ajo urë s’mund të ketë destinacion tjetër, përveç hapjes.

“Keni pritur disa vjet, pritni edhe disa ditë. Ama ura do të hapet. Nuk mund të ceki datë, por po them që ura nuk mund të ketë destinacion tjetër, përveçse hapjes për qarkullim dhe për t’i shërbyer dy pjesëve të vendit dhe qytetarëve të Kosovës”, potencoi Rrustemi.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci