Ish-presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, gjatë debatit me kandidaten për presidente nga Partia Demokratike, Kamala Harris, përsëriti pretendimin e pazakontë dhe të rrejshëm se emigrantët në Springfield rrëmbyen dhe hëngrën kafshët shtëpiake të fqinjëve të tyre.
Trump i bëri komentet menjëherë pasi Harris u tall me tubimet e tij, duke thënë se ato ishin plot me trillime dhe teori konspirative.
Në përgjigjen e tij, ai u përpoq të kthehej te çështja e emigracionit.
“Shumë qytete nuk duan të flasin për këtë, sepse janë të zënë ngushtë. Në Springfield, po i hanë qentë. Njerëzit që erdhën po i hanë macet. Ata po i hanë kafshët shtëpiake të fqinjëve të tyre”, tha Trump.
“In Springfield they’re eating the dogs, the people that came in, they’re eating the cats, they’re eating… THEY’RE EATING THE PETS of the people that live there.” 🫠#Debate2024 pic.twitter.com/KO6TzJO09x
— Brent Hodgson (@BrentHodgson) September 11, 2024
Trump dhe kandidati i tij për zv/president, senatori JD Vance i Ohajos, i shtuan këto thashetheme gjatë fushatës këtë javë.
E gjitha buron nga postimet virale në mediat sociale që u përhapën të cilat u përpoqën të ngjallnin frikë për rritjen e popullsisë Haitiane në Springfield, edhe pse ata jetojnë dhe punojnë ligjërisht në SHBA, shkruan The New York Times.
Autoritetet lokale në Ohajo nuk kanë gjetur asnjë provë, raporte të besueshme apo pretendime specifike se emigrantët nga Haiti kanë ngrënë kafshë shtëpiake.
Kur moderatori i debatit i kërkoi Trumpit prova për këto pretendime, ai tha se e kishte marrë informacionin nga njerëzit që i kanë thënë atij se qeni i tyre ishte rrëmbyer dhe ngrënë.
Harris qeshi me deklaratën e Trumpit.
Vance ishte i pari që bëri pretendimin për emigrantët nga Haiti të hënën, dhe fushata e Trumpit më vonë e përsëriti të njëjtën. Vance tërhoqi frenat pak më vonë dhe tha në rrjetet sociale se ka mundësi që më vonë këto thashetheme të rezultojnë të rreme.
In the last several weeks, my office has received many inquiries from actual residents of Springfield who’ve said their neighbors’ pets or local wildlife were abducted by Haitian migrants. It’s possible, of course, that all of these rumors will turn out to be false.
Do you know…
— JD Vance (@JDVance) September 10, 2024
Megjithatë, rrjetet sociale tashmë janë përmbytur me meme dhe fotografi të maceve të krijuara nga inteligjenca artificiale.
I asked AI to generate a picture of the debate, this is what I got#TrumpHarrisDebate #cats #DUCKS pic.twitter.com/EYIMy40wUg
— catbulliesdog (@catbulliesdog) September 11, 2024
Rreth 20,000 haitianë kanë emigruar në Springfield që nga fillimi i pandemisë, dhe sipas disa pretendimeve, ata kanë ndihmuar në rigjallërimin e qytetit.
