“Degradim e jo ndryshim” – e ka cilësuar gazetari Vehbi Kajtazi qeverisjen përafërsisht katërvjeçare të qeverisë Kurti.
I ftuar në Rubikon në Klan Kosova, Kajtazi ka thënë se kjo qeveri nuk mund të krahasohet me qeveritë tjera për shumë arsye.
Sipas Kajtazit, qytetarët sot janë duke jetuar më keq sesa para katër vjetëve.
“Nëse një qeveri për katër vjet e sjell vendin në një pikë ku duhet të diskutohet se a dalin pagat apo jo. Si mund të krahasohet kjo qeveri me qeveritë e vendeve tjera. Të gjithë jetojnë më keq sesa para katër vjetëve. Ka degradim se jo ndryshim, në të gjitha sferat”, ka thënë Kajtazi.
