Të fundit

VV-ja akuza qeverive të kaluara për rrugët, por nuk e përmend dështimin në Autostradën e Gjilanit

Vetëvendosje u ka bërë akuza qeverive të kaluara për rrugët, në një panel për infrastrukturë që u mbajt sot e ku morën pjesë ministri i MPHI-së, Liburn Aliu, dy zëvendësministrat e tij, Hysen Durmishi dhe Jeton Raka, si dhe shefi i këtij kabineti, Valon Hoti.

Hoti përmendi rrugët Prishtinë-Mitrovicë, Prishtinë-Podujevë dhe rrugën Prishtinë-Pejë, për të cilat tha se nuk u përfunduan për 20 vjet, e tash thekson se po përfundohen brenda këtij mandati.

Por, nuk e përmendi autostradën e Gjilanit, për të cilën ministri Liburn Aliu, ditë më parë, në një debat televiziv ka pranuar se premtimi i kryeministrit Albin Kurti për përfundimin e autostradës Prishtinë – Gjilan brenda vitit 2023 ishte bërë bazuar në informacione të gabuara.

“Ai kujtoi gjithashtu se si ata që na akuzojnë se kemi falur borxhe janë ata që kanë falur më së shumti borxhe në mënyrë të jashtëligjshme; vetëm kompanitë e ujit, për (2006-2020) u paguan 39 mijë euro për ambalazhim, ndërsa me qeverisjen aktuale (2020-2024) janë paguar 437 mijë euro. Hoti po ashtu kujtoi akuzat për monopole nga ata që tashmë kanë humbur monopolet dhe terminalet doganore”, thuhet në njoftimin e VV-së.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci