Të fundit

Detaje të reja nga aksioni në ‘Avicena’: Bastisje në 36 lokacione në Prishtinë – sekuestrohen armë

Policia ka realizuar një aksion ditën e enjte në Prishtinë, në 36 lokacione të ndryshme me dyshime për veprat penale, “Keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe falsifikim i dokumenteve” dhe “Ushtrim i Kundërligjshëm Mjekësor dhe Farmaceutike”.

Gjatë aksionit policia ka sekuestruar armë, municion e disa prova tjera materiale.

Aksioni është zhvilluar në laboratorët dhe poliklinikat e kompanisë ‘Avicena’.

“Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, kanë kontrolluar 36 lokacione të ndryshme me dyshime për veprat penale të lartë-cekura. Si prova materiale janë gjetur dhe sekuestruar: tri pistoleta, 6 copë armë të gjata, 598 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, një telefon, 2 shtëpiza kompjuteri, 7 DVR dhe dokumente të ndryshme”, thuhet në raportin e policisë.

Gjithashtu, thuhet se lidhur me rastin janë intervistuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët me vendim të prokurorit janë liruar. Ndërsa, rasti është në procedurë hetimore.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci