Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka vazhduar takimin me qytetarët në Zaskok të Ferizajt.
Abdixhiku ka thënë se shumë familje në Kosovë janë pa mbështetje dhe janë të dëshpëruara shkaku i keqqeverisjes.
“Bashkë me banorë të tjerë të këtij fshati, diskutuam për sfidat e mëdha që ata kanë në çdo përballje. Të lënë vet e pa mbështetje, familjet kosovare në çdo takim shfaqin ndjenjën e thellë të dëshpërimit, por mbi të gjitha të thirrjes për shpresë e ndryshim”, ka thënë Kurti.
“Këtë ndryshim, të vërtetë, do ta gjejnë tek ne. Ndër të tjerash – me këta qytetarë, diskutuam dhe për rëndësinë e familjes, dhe konceptin tonë politik të djathtë që brenda programit ‘Rruga e Re’ e vendosë familjen në qendër”, ka shkruar ai.
“Takimet me qytetarë dhe pritja me plot shpresë që po e gjejmë gjithandej, nga ambientet familjare tek bisedat me familjarë, vazhdon të jetë konfirmim i momentumit të mirë nëpër të cilin po kalojmë si Lidhje! Do të vazhdojmë çdo natë kështu, në çdo lagje e çdo anë, sepse Kosovën e bëjmë bashkë me njerëzit tanë”.
