Të fundit

Agim Çeku kujton Rexhep Bojën: Dijetar, burrështetas, diplomat dhe prijës me vetëdije të lartë kombëtare dhe fetare.

Ish kryeministri i Kosovës dhe ish komandanti i Trupave të Mbrojtjes së Kosovës(TMK), Agim Çeku në konferencën shkencore të organizuar nga Bashkësia Islame e Kosovës(BIK) për figurën e ish-myftiut dhe ambasadorit të Kosovës, Rexhep Boja ka thënë se Boja ishte mbështetës dhe frymëzues për brezat e ri në rrugën e atdhedashurisë.

Ashtu siç e mbështeti lëvizjen paqësore profesor Boja do të mbështeste fuqishëm edhe luftën për liri të udhëhequr nga UÇK-ja, ka thënë Çeku.

“Ky popull ka hyrë në rrugën drejt fitores. Ne jemi të këtij populli dhe përherë do të jemi në mesin e tij. Hoxha gjendet përherë pranë flamurit“.

Këto fjalë të profesor Bojës ishin thirrje e qartë për mobilizim në radhët e UÇK-së tha Çeku.

Fjalimi i plotë i Çekut:

Populli ynë ka qenë më fat qe ka nxjerrë figura si profesor Rexhep Boja në personalitetin e të cilit janë bërë bashkë, dijetari, atdhetari, humanisti, diplomati, burrështetasi dhe prijësi i shquar fetar.  Zoti e solli në këtë botë për të qenë prijës në kohë të vështira kur kërkohej guxim e vendosmëri.

Në një kohë kur nuk cenoheshin vetëm liritë fetare por edhe liritë dhe të drejtat njerëzore dhe vet ekzistenca jonë si popull. Profesor Boja me gjithë qenien e tij u vu në mbrojtje të këtyre të drejtave dhe sic do të thoshte edhe vet fatin e tij e kishte lidhur me fatin e popullit, të cilit i shërbeu me urtësi, drejtësi e guxim të pashoq.

Personalisht emrin e profesor Bojës e kam ndëgjuar shumë herët .

Është rastësi e bukur por punën e parë si imam Profesori e kishte filluar në vendlindje time në fshatin Qyshk. Bashkëfshatarët dhe familjarët e mi flisnin me respekt dhe admirimi për një imam të ri i cili kishte shërbyer me devotshmëri.

Pas lufte në takimet e para me Profesor Bojën i kemi evokuar ato ditë dhe ishte kjo lidhje e vecantë dhe ky mirëbesim i krijuar vite me parë që e bëri shumë të afërt dhe vëllazëror komunikimin dhe bashkëpunimin tonë institucional e njerëzor.

Në vitet e rënda të paraluftës janë dy momente që provojnë largpamësin dhe guximin e tij prej intelektuali dhe burrështetasi: 1.Pavarësimi i Bashkësisë Islame të Kosovë , i cili ishte një hap i rëndësishëm në rrugën tonë drejt pavarësisë dhe shtetndërtimt. 2. Themelimi i Fakultetit të Studimeve Islame, institucioni prej te cilit dolën imamë dhe kuadro me vetëdije të lartë kombëtare e fetare.

Për shkak të këtij angazhimit Profesor Boja u vu në shënjestër të regjimit të Beogradit të cilit i pengonte shumë emri dhe autoriteti i tij. Ai dhe familja e tij përjetuan maltretime dhe kërcnime të shumta por ai asnjëherë nuk zbrapas nga rruga dhe qëllimi, sepse ishte në rrugën e drejtë. Ishte në rrugën e Zotit.

Bashkësia Islame në krye me Profesor Bojën në vitet 90 ta e mbështeten pa rezervë lëvizjen tonë gjithëpopullore.

I tërë potënciali i Bashkësisë Islame u vu në shërbim të kësaj lëvizjeje. Objektet fetare hapën dyert dhe u bën konak të gjitha ngarjeve që mbajtën gjallë shpirtin e rezistencs së popullit tonë.

Profesor Boja nuk hezitoj të mbeshteste hapur edhe protestën studentore të 1 Tetorit 1997 dhe kërkesat e drejta të tyre.

Profesor Boja qëndroj jashtë politikës dhe mbi politikën por nga pozicioni i tij i shërbeu kauzes kombëtare dhe proceseve politike me shumë se kushdo tjetër. Ai u bë zëri i Kosovës dhe i mazhit të saj në botë duke e portretizuar Kosovën si vend i tolerancës, paqes dhe vlerave progresive.

Ai ishte njohës i shkëlqyer i konceptit të kombit dhe të fesë dhe raportit që duhet të ekzistonte mes këtyre dy vlerave.

Në një intervistë të dhënë në vitin 1991 ai e determinonte shumë qartë këtë raport po e citoj: ”Shqiptarët e kanë pasur dhe e kanë edhe sot vetëdijen kombëtare fort të ngritur pa marrë parasysh besimit që i përkasin. Të shqiptarët parësor ka qenë përcaktimi kombëtar e pastaj ai fetar”

Profesor Boja poashtu u bë digë e pakapërcyeshme ndaj propagandës serbe dhe antishqiptare të qarqeve të ndryshme, të cilit mundoheshin me cdo kusht që Kosovën ta paraqisnin në sytë e botë si vend fundamentalist.

“ Në Kosovë nuk ka as fundamentalizëm islam, as panislamizëm dhe as xhihad . Këto janë fabrikime dhe propagandë“, thoshte Profesor Boja kurdo e kudo që e përfaqësonte Kosovë në konferenca e forume ndërkombëtare.

Një nga vlerat që na ka shquar si popull, e me të cilën krenohemi edhe sot është tolerance fetare, dhe meritat për këtë i takonë shumicës pra muslimanëve.

Kësaj tolerance i kanë shërbyer edhe raportet e shkëlqyera qe kishte ndërtuar Profesor Boja me udhëheqesit e klerit katolik në Kosovë me Ipeshkvin Nik Prela e me vonë edhe me Ipeshkvin Mark Sopi.

Me këtë komunikim vëllazëror krerët fetar përcillinin dy mesazhe 1. I afronin edhe më shumë mes vete besimtarët e tyre si vëllëzër dhe 2. Përcjellnin në botë mesazhin e paqes, harmonisë dhe tolerancës fetare në Kosovë.

”Me vëllëzerit katolikë kemi raporte të ngushta sepse na lidh gjaku , gjuha , vendi dhe besimi në Zot. Historia nuk shënoj kurrë një konflikt ndërfetar por regjistroj unitetin e plotë dhe një shpirt të gjerë të tolerancës. Ne duhet të jemi në një front bashkë me detyrat që shtrohen para kombit ”, e thoshte Profesor Boja.

Këtë bashkëpunim e vlerësonte lartë edhe simboli i rezistencës Adem Demaci i cili thoshte se “ Pa popull dhe pa liri s’ka as fe. Sot kleri musliman dhe ai katolik janë në shërbim të kombit.”

Dhe bashkë ishin në të gjitha proceset. Bashkë ishin edhe në Aksionin e Pajtimit të Gjaqeve, krah profesorit Anton Cetta , ku kontributi i Profesor Bojës dhe imamëve tjerë ishte shumë i madh.

Ashtu sic e mbeshteti lëvizjen paqësore Profesor Boja dhe Bashkësia Islame do të mbështesnin fuqishëm edhe luftën për liri të udhëhequr nga UCK-ja.

“Ky popull ka hyrë në rrugën drejt fitores. Ne jemi të këtij populli dhe përherë do të jemi në mesin e tij. Hoxha gjindet përheër pranë flamurit“.

Këto fjalë të profesor Bojës ishin thirrje e qartë për mobilizim në radhët e UCK-së. Dhe kësaj thirrjeje ju bashkuan edhe shumë imaë të cilit, ishin frymëzuar e brymosur me ndjenja të larta kombëtare dhe fetare.

Shumë nga ta ranë dëshmorë në themelet e lirisë së Kosovë duke ndjekur kështu shembullin e shumë prijësve fetarë të cilët ne shekuj ishin flijuar për liri.

Nuk duhet harruar as ndihmën e madhe që Bashkësia Islame i dha UCK-se në fushën e logjistikës. Profesor Boja dhe Bashkësia Islame e Kosovës e meshtëteten luftën për liri në dy fronte 1.

Në planin ndërkombëtar duke sensibilizuar për dhunën dhe gjenocidin serb mbi popullaten civile. Poashtu duke argumetuar se lufta e UCK se ishte luftë e drejtë dhe e pastër clirimare dhe nuk kishte asnjë lidhje me luftën fetare sic propagandonin qarqet serb.

Këtë e bëri në takime me diplomat e zyrtarë të rëndësishme por edhe në konferenca të shumta në Uashington, Londër dhe në shumë qendra tjera të vendosjes.

Këto mesazhe Profesor Boja do ti përseriste edhe në takimet e shpeshta me përfaqësuesit e Zyres Amerikane në Prishtinë me të cilët kishte ndërtuar marrëdhenie të afërta.

Jo rastësisht Bashkësia Islame ishte bërë adresë e pashmangshme e cdo vizite të diplomatëve ndërkombëtarë qe vizitonin Kosovën në ato vite vendimtare.

2.Kontributi tjetër Bashkësisë Islame në shërbim të luftës për liri ishte edhe mbështetja humanitare për sigurimin e ushqimit, ilaqeve dhe strehimit për mijëra civilë të zhvendosur ga lufta. Edhe pas përfundimit të luftës Profesor Boja dhe Bashkësia Islame ju vunë menjëherë punës për të mbështetur rindërtimin e vendit dhe shërimin e plagëve të mëdha qe kishte hapur lufta.

Ata ndihmuan në rindërtimin e shtëpive të qytetarëve para se të fillonin rindërtimin e xhamive dhe objekteve fetare që u shkatërruan gjatë luftës.

Një kujdes të vecantë Profesor Boja tregonte për kategoritë e dala nga lufta familjete e dëshmoreve , invalidët dhe pjestarët e UCK-s të cilë i mbështeti dhe u qëndroj pranë.

Duke ju falenderuar rolit angazhimit dhe autoritetit të Profesor Bojës një kontribut të madh në rindërtimi dhe ndihma tjera në atë kohe kanë dhënë sidomos Emiratet e Bashkuara Arabe përmes organizatave të tyre por edhe të prezencës ushtarake në kuadër të KFOR-it.

Dhe rezultat i kësaj mbështetje është edhe ndërtimi i spitalit në Vushtrri nga i cili kanë përfituar mijëra qytetarë.

Profesor Boja ishte shumë i kujdesshshëm në bashkëpunimin me organizata humanitare pas lufte dhe nuk bashkëpunoj me ato organizata që përvec qëllimit humanitar kishin edhe qëllime tjera të dyshimta.

Në kohën sa kam qenë komandat i TMK-së duke ju falenderuar profesor Bojës kemi ndërtuar raporte shumë të mira me trupat ushtarake të Emiratave të Bashkuara me të cilët kemi realizuar shumë projekte të përbashkëta në dobi të qyetarëve.

Gjatë kohës sa shërbeja si komandant në TMK me profesor Bojën e kemi skicuar se si duhet të ndërtohet raporti mes fesë dhe ushtrisë, siç e kanë të gjitha ushtritë moderne të botës në të cilat besimi ka rolin e vet. Sot ushtria jonë ka imamin e vet dhe hapësirat e nevojshme që pjestaret e saj të praktikojnë fene e tyre sic e kanë të rregulluara të gjitha ushtritë e vendeve demokratike. Forcimi i besimit e forcon edhe karaterin dhe personalitetin e ushtarakut dhe e bën atë më të kompletuar.

Kur në mars të vitit 2006 kam marrë postin e kryeministrit për të udhëhequr Kosovën në fazën finale të procesit të pavarësisë e kam ftuar Profes Bojën që jetë pjesë e ekipit tim në këtë proces me fokus angazhimin e tij ne vendet arabe. Ai e ka pranuar pa asnjë hezitim këtë mision dhe për dy vjet ka punuar me vullnet dhe përgjegjësi prej burrështetasi pa kërkuar asnjë kompenzim nga shteti. Ai ishte emisar special i Kosovës në botën arabe.

Edhe pse ka vepruar në nje terren të vështirë diplomatik duke ju falenderuar lidhjeve të tij jo vetëm më politikanë por edhe me figura të rëndësishme të shteteve arabe Profesor Boja ka arritur të marre mbështetje nga shumë vende.

Njohjet qe do të vinin për Kosovën nga shtete arabe me ndikimi janë si rezultat edhe i angazhimit të pakursyer diplomatik të Profesor Bojës, i cili ishte një nga themeltarët e diplomcisë së Kosovës.

Një rol të rëdësishëm në këtë proces ka dhënë edhe miku i profesor Bojës ish sekretari gjeneral i Organizates per Bashkepunim Islmik Ekmeledin Ihsanoglu, te cilin e falenderoj nga zemra për mbështetjen të cilen nuk do ta harrojmë kurrë.

Nje periudhë tjetër bashkëpunimi me profesor Bojën kam pasur në kohën kur isha ministër i FSK-së kurse profesori ambasador i Kosovës në Emiratet e Bashkuara arabe.

Gjatë viztës zyrtare që kisha në Emiratet e Bashkuara kam parë nga afër repsektin që gëzonte Profesori në ato vende. Për Profesor Bojën nuk kishte derë as institucion që nuk mund të hapej për mbeshtetje dhe bashkëpunim me Kosovën.

Ai ka lënë një trashëgimi të jazhtëzakonshme diplomatike të cilët duhet ta shfrytëzojnë diplomacia kosovare dhe diplomatët e rinj. Profesor Boja po i mungon shumë shtetit të Kosovës.

Të gjithëve po na mungon urtësia , guximi dhe largapamësia e tij. Të gjithë ne, vecanërisht Bashkësia Islame, e kemi për detyrë ta kultivojme frymën e tolerancës qe ai ka mbjellur dhe ta ruajm atë nga rryma që nuk janë tonat por dhe nga lëvizje dhe iniciativa që nuk i shërbejnë kësaj tolerance të ndërtuar me shekuj.

Profesor Boja i ka dalë hakut popullit dhe vendit të tij. Por unë nuk jam i sigurt nëse ne i kemi dal hakut atij. Ishalla na e ka bo hallall.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci