Të fundit

Krasniqi i PDK-së pret në takim ambasadorin e Italisë De Riu, diskutuan për zgjedhjet nacionale

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu ditën e sotme është pritur në takim nga kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook ndau detaje nga ky takim dhe çështjet të cilat janë diskutuar.

Ai ka theksuar se Kosovës i duhet një qeveri që i ruan raportet e mira me aleatët dhe sznon integrimin evropian dhe anëtarësimin në organizata ndërkomëtare.

“Pata kënaqësinë, të pres në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, me të cilin diskutuam rreth zhvillimeve aktuale politike në vend. Në këtë takim, folëm edhe për vizionin dhe programin e PDK-së për zgjedhjet nacionale. Kosovës i duhet një qeveri që i ruan raportet e mira me aleatët dhe synon integrimin evropian dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare. Ambasadorin De Riu e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme që Italia i ka dhënë Kosovës, duke u zotuar se qeveria e re me Bedri Hamzën kryeministër do të angazhohet në thellimin e këtij bashkëpunimi”, ka shkruar Krasniqi.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci