Të fundit

Çitaku i kundërpërgjigjet Gërvallës: Ty askush nuk të merr seriozisht, keni me dhanë përgjegjësi

Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar ndaj ministres së Jashtme, Donika Gërvalla, e cila sulmoi pushtetet e kaluara që nuk janë marrë me mërgatën.

Këtë sulm ajo e ka bërë në kohën kur pushteti është kritikuar ashpër se po shfrytëzon ambasadat për tubime të fushatës me mërgimtarët.

Ajo kritikoi edhe konferencën e mbajtur nga PDK-ja të shtunën që ishte thirrur pikërisht për shfrytëzimin e ambasadave që është duke e bërë Albin Kurti dhe Gërvalla.

“Donikë, paske marrë mundimin me reagu ndaj konferencës time për shtyp. Më mirë kish me qenë me u marrë me njohjen të Republikës së Kosovës nga ndonjë shtet, anëtarësimin në Këshill të Evropës, heqjen e sanksioneve nga ana e B.E”, ka shkruar Çitaku

“Donikë, nuk të marr seriozisht as une, e çka ështé ma e keqja për Kosovën, ty nuk të merr seriozisht askush. Jeni duke abuzuar. Jeni duke instrumentalizuar institucionet e shtetit, diplomacinë, policiné, AKI-në. Keni me dhanë përgjegjësi”, ka shkruar ajo

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci