Të fundit

Murati sfidon opozitën: Ne krijuam 78 mijë vende pune, tregoni sa i krijuat ju gjatë kohës në pushtet?

Ministri i Financave, Hekuran Murati e ka shfrytëzuar foltoren e Kuvendit për t’u lëvduar për rezultatet e qeverisjes së partisë në pushtet.

Murati ka thënë se gjatë katër viteve janë krijuar 78 mijë vende të reja të punës.

Ai i ka pyetur kolegët opozitarë të tregojnë sa vende pune janë krijuar kur ata kanë qenë në pushtet, bazuar në të dhënat e ndonjë agjencie kredibile.

“Shumica e deputetëve të opozitës në fakt janë shndërru në aktivistët më të zellshëm të qeverisjes sonë, duke na i rikujtuar premtimet që ende duhet t’i përmbushim. Po, e vërtetë, ka disa që ende jemi në proces duke i përmbushur sepse na kanë ndodhur sfida të jashtëzakonshme përgjatë këtyre katër viteve. Por çfarë mund të them është që megjithatë rezultatet janë impresive: 78 mijë vende pune janë krijuar përkundër sfidave globale, rritja ekonomike është mbi 4 % në secilin vit e mesatarja është 6. Po ju pys juve, tregoni me të dhëna të referuara saktë, pra të ndonjë agjencie kredibile, në qeverisjet e juaja përgjatë tërë mandatit, sa vende pune, me sa e keni marrë e me sa e keni dorëzu qeverisjen. Urdhëroni, po ju sfidoj publikisht. Sa vende pune i keni kriju në qeverisjet e juaja?”, ka thënë Murati.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci