Alejtin Berisha, drejtuesi i Kolegjit Universum dhe Shkollës Finlandeze ishte njëri ndër folësit në konferencën më të rëndësishme për investimet në edukim në botë, Education Investment MENA.
Berisha ka shkruar se Emiratet e Bashkuara sot janë vendi me arsimin privat më të zhvilluar në botë ku 90% e nxënësve nga kopshti e deri në universitet, shkollohen në shkolla dhe universitete private, të cilat janë ndër më të mirat në botë.
“Ne anen tjeter, Arabia Saudite ka per synim qe ne 10 vitet e ardhshme, te rris numrin e nxenesve ne shkolla private per 5 milion nxenes, duke besuar keshtu se vetem arsimi privat, mund te sjelle cilesine per te konkurruar ne ekopen e Inteligjences Artificiale”, ka shkruar Berisha.
