Të fundit

Gazetari i njohur i sportit tregon cili pritet të jetë vendimi i ndeshjes, tregon hapat që duhet të ndërmarrë FFK-ja

Komentatori dhe gazetari i sportit në Radio Televizionin e Kosovës, Arben Berisha, ka thënë se Kosova ka pak gjasa ta fitojë ndeshjen ndaj Rumanisë, megjithatë Berisha ka bërë thirrje që FFK-ja të mos ndalet me vendimin e parë të UEFA-s.

Sipas komentatorit Berisha, cilido që do të jetë vendimi i UEFA-s, Rumania nuk do të shpëtoj pa u dënuar.

Sipas Berishës, FFK-ja dhe Kosova duhet të bëjnë çdo gjë që ta fitojnë këtë rast, duke iu dhënë kështu mendime për të bërë ankesë në CAS.

“Në cilindo rast, Rumania nuk mbetet pa u ndëshku, qoftë financiarisht, ndeshje pa publik apo të ngjashme. Por kjo s’mjafton. Ka pak gjasa që UEFA ta regjistrojë ndeshjen 3-0 në favor të Kosovës, prandaj me çdo kusht duhet të kontraktohen menjëherë zyrat e avokatisë më të specializuara të fushës për ta çuar rastin në CAS, sepse kjo betejë nuk është vetëm e dimensionit sportiv. Shteti dhe FFK duhet të bëjnë çdo gjë që ta fitojnë me çdo kusht këtë rast”, thuhet në postimin e tij.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci