Të fundit

Ndeshja Zvicër-Serbi, ambasadori i Kosovës publikon videon ku dëgjohen thirrje anti-shqiptare, kërkon veprime nga UEFA

Ambasadori i Kosovës në Zvicër, Mentor Latifi, ka publikuar një video të ndeshjes në mes të Zvicrës dhe Serbisë ku tifozët serbë dëgjohen teksa bëjnë thirrje kundër shqiptarëve.

Latifi ka thënë se është i shqetësuar me thirrje të tilla të tifozëve serbë dhe ka thënë se veprimet e tilla s’kanë vend në sport e shoqëri.

Ai ka kërkuar nga UEFA dhe Federata Zvicerane e Futbollit të veprojnë për të mbrojtur vlerat dhe respektin.

“I shqetësuar për sloganet dhe thirrjet nxitëse të tifozëve serbë kundër shqiptarëve gjatë ndeshjes Zvicër-Serbi. Veprime të tilla nuk kanë vend në sport apo në shoqëri. Ne kërkojmë nga UEFA dhe Federata e Zvicrës të veprojnë dhe mbrojnë vlerat e respektit. #StopUrrejtjes #FairPlay”, ka shkruar ambasadori i Kosovës në Zvicër, Mentor Latifi.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci