Policia e Kosovës gjatë ditës së martë ka kryer një kontroll në rrugën Kralj Petri në Zveçan.
Gjatë kontrollimit janë gjetur tre kavanozë (bure) plastikë të groposur në dhe, në të cilët kishte pasur uniforma ushtarake, armë
AK47, granata dore dhe fishekë. Fillimisht një bure është gjetur nga njësitet e DRP
Mitrovicë Veri, e më pas nga Njësia për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive janë gjetur edhe
dy bure të tjera.
Dëshmitë të cilat janë gjetur dhe janë marrë nga Policia janë:
1. 4 granata M75
2. dy pushkë automatike AK 47
3. gjashtë karikatorë me municion të AK 47
4. një karikator i zbrazët
5. 156 fishek të AK 47
6. 179 fishekë të M48
7. një antiplumb ushtarak, me dy pllaka
8. tri palë pantallona
9. katër jakne ushtarake
10. dy jelekë taktikë
11. dy gas maska
12. dy çanta krahu ushtarake
13. 5 rripa ushtarakë të brezit
14. një maicë e zezë
Ndërkohë Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë njofton se ky rast ka të bëjë me një person me interes për Policinë, e i cili dyshohet se ndërlidhet
me rastin Bajnska.

