Të fundit

Sali Berisha: Sa herë Rama flet në foltore, Parlamenti mbushet me gardistë, nga çfarë ka frikë?

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kretari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, shkruan se sa herë Rama flet në foltore, Parlamenti mbushet me gardistë.

Sipas kreut të PD, “këto janë qartazi paranojat e një njeriu i cili jeton në çdo moment me frikë”.

Postimi i Berishës:

Sa herë Rama flet në foltore, Parlamenti mbushet me gardistë! Nga çfarë ka frikë Edi Rama?!

Vetëm në pjesën ballore të Parlamentit, sapo Edi Rama doli në foltore, u shfaqën 6 gardistë.
Këto janë qartazi paranojat e një njeriu i cili jeton në çdo moment me frikë. Por kujt i ruhet Edi Rama në një nga institucionet më të sigurta në vend?!

Në atë Parlament e vetmja ARMË e cila lehtësisht mund të futet brenda është E VËRTETA.

Ndaj dhe Edi Rama mundohet që me ministrat, deputetët dhe gardistët patronazhistë, të sigurohet që e vërteta të mbytet, dhunohet apo përjashtohet nga salla.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci