Të fundit

Simiq: Ndërkombëtarët nuk erdhën për të dëgjuar vuajtjet e serbëve, ky është një mesazh i qartë

Anëtari i Kryesisë së Listës Serbe, Igor Simiq, ka thënë se “populli serb në Kosovë po vuan nga represioni i regjimit të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti”, duke theksuar se në panelin e djeshëm të mbajtur në Mitrovicën e Veriut me rastin e festës ndërkombëtare Dita e Fëmijëve “u tregua se çdo e drejtë e fëmijëve serbë në Kosovë u shkel”.

“Për dy vjet e gjysmë serbët në Kosovë, veçanërisht në veri, po vuajnë nga represioni i regjimit në Prishtinë. Dje, kur e gjithë bota festoi Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, morëm pjesë në një panel të organizuar nga studentët e “Universitetit të Prishtinës me seli të përkohshme në Mitrovicë”, ku panelistët ishin prindër dhe punëtorë arsimorë, fëmijët apo studentët e të cilët ishin viktima të torturave nga falangat e Kurtit, për çka askush nuk është dënuar”, ka thënë Simiq në televizionin e regjimit të Vuçiqit “TV Pink”, transmeton Paparaci.

Sipas fjalëve të tij, në një atmosferë ku “rrahja e të rriturve, por edhe e fëmijëve, si dhe vjedhja e pasurisë është një dukuri normale, serbët mbijetojnë falë mbështetjes së shtetit serb”.

“Në një atmosferë ku lejohet rrahja e serbëve, grabitja e pronës së tyre, madje edhe rrahja e fëmijëve të tyre, është thjesht një mrekulli që “populli serb” në Kosovë të mbijetojë. Pa mbështetjen e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kjo do të ishte e pamundur”, nuk harron Simiqi detyrën e tij të servilizohet ndaj liderit suprem.

Ai ka pretenduar se forumi ishte edhe një mënyrë e mirë për të prezantuar jetën e serbëve në Kosovë.

“Ata i rrahën fëmijët tanë, e dini, vetëm kriminelët me uniformë janë më të këqij se kriminelët. Ju e dërgoni fëmijën tuaj në qytet për një festë në ditëlindjen e tij dhe ai kthehet i rrahur, ose ju thërrasin nga policia për ta marrë, sepse edhe e kanë rrahur edhe e kanë arrestuar. E pra, ky është realiteti në këtë moment në Kosovë. Kështu jetojnë familjet serbe dhe fëmijët serbë në këto treva dhe për këtë edhe forumi i djeshëm ishte një mënyrë e mirë për ta prezantuar atë para publikut të gjerë”, shtoi ai.

Edhe pse përfaqësuesit e misioneve ndërkombëtare në Kosovë ishin të ftuar në forum, Simiq tregon se ata nuk iu përgjigjën ftesës, e çka, shton ai, ishte një mesazh i qartë për serbët.

“Dhe për fat të keq, edhe pse përfaqësuesit të KUINT-it, Bashkimit Evropian, EULEX-it ishin të ftuar në këtë forum, asnjëri prej tyre nuk u paraqit. Kjo dërgon një mesazh të qartë se lotët serbë dhe viktimat serbe nuk kanë mbrojtje. Madje as ata që kanë marrë mandat nga Kombet e Bashkuara për t’u kujdesur për paqen dhe sigurinë e të gjithë qytetarëve dhe ne i konsiderojmë edhe të serbëve”, ankohet Simiqi./Paparaci.com

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci