Një grua serbe e Kosovës është shoqëruar në polici në Bistricë të Leposaviqit për incizim të paligjshëm.
E njëjta ka fotografuar dhe inicizuar zyrtartë te postblloku në Bistricë të Leposaviqit, pa autorizim.
Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Paparaci Petrit Fejza, shefi i Operativës Rajonale për Mitrovicë të Veriut.
“E njëjta edhe përkundër faktit se ju ka tërhjek vërejtja prapë ka vazhduar, kështu që është shoqëruar në stacion policor”, ka thënë Fejza.
E dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
