Dje koalicionit të NISMA-s dhe AAK-së i është bashkangjitur edhe Nuredin Lushtaku, kryetar i Listës IDEAL.
Lajmin e bëri të ditur Lushtaku në një postim në rrjetet sociale.
“Sot, si kryetar i Listës IDEAL, së bashku me Fatmir Limajn- Komandant Çelikun, Kryeministrin në ardhje, Ramush Haradinaj në Konventën politike të Nismës Social Demokrate e bëmë zyrtarizimin e koalicionit tonë të fitores dhe prezantimin e kandidatures time për deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, ka thënë ai.
Lushtaku ka thënë gjithashtu kandidate për deputete nga Lista IDEAL do të jetë edhe Lavdije Deliu.
“Ky koalicion përfaqëson vlerat tona kombëtare dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, sepse përfaqësohet nga figura të cilët iu kishin bashkuar thirrjes se Komandantit Legjendar, Adem Jashari për çlirimin e Kosovës nga serbia”, tha ai.
