Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka filluar shpërndarjen e çelësave të apartamenteve në komplekset rezidenciale të ndërtuara me buxhetin e shtetit serb në komunën e Zubin Potokut.
Sipas raportimit të Tëvë1, ky proces ka nisur dy ditë më parë, me shpërndarjen e çelësave në Rashkë, gjatë orëve të natës. Ndër përfituesit raportohet se është edhe Milan Bozhoviq, anëtar i organizatës “Mbrojtja Civile”, e cila është shpallur organizatë terroriste nga Qeveria e Kosovës.
Ky proces shpërndarjeje po menaxhohet nga Milosh Eroviq, anëtar i trupit përkohshëm të strukturave paralele serbe në Zubin Potok, i cili ka qenë më parë deputet në Kuvendin e Kosovës përmes Listës Serbe.
Çelësat u janë shpërndarë përfituesve të përzgjedhur në ditët e fundit, dhe shumë nga ata, siç raporton mediumi, dyshohet se ka persona që kanë lidhje me incidente të kaluarat që përfshijnë sulme ndaj policisë së Kosovës, pjesëmarrje në barrikadat në veriun e Kosovës, dhe lidhje me grupin “Mbrojtja Civile.”
