Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot dhe nesër është në një vizitë pune në Konfederatën Zvicerane, gjatë së cilës do të vizitojë Cyrihun dhe Bernën. Vuçiq sot në Cyrih do të bisedojë me biznesmenë të huaj dhe do të mbajë fjalimin në forumin “Fjalimi i Cyrihut” të organizuar nga revista “Die Weltwoche”.
Nikoqiri i këtij takimi është pronari dhe kryeredaktori i revistës “Die Weltwoche”, Roger Keppel.
Vuçiq ka thënë dje se fjalimi i tij në Cyrih është “jashtëzakonisht i rëndësishëm”.
“Prezantimi do të jetë analiza ime, këndvështrimi im i situatave globale në botë, krejtësisht i ndryshëm nga gjithçka që mund të dëgjoni në Evropën e sotme dhe me parashikimet e asaj që unë pres, dhe sigurisht brenda këtyre kornizave do të mund të shihni se si e kuptoj unë qëndrimin e Serbisë në të ardhmen”, ka thënë Vuçiqi në prag të udhëtimit të tij në Bruksel dhe Cyrih, transmeton Paparaci.
Gjatë ditës së dytë të vizitës së tij në Zvicër, presidenti Vuçiq do të ketë takime të veçanta në Bernë me Presidenten e Konfederatës Zvicerane, Viola Amherd dhe ministrin e Drejtësisë dhe Policisë, Beat Jans.
Presidenti Vuçiq mbërrin në Cyrih nga Brukseli, ku dje ka biseduar me zyrtarët më të lartë të BE-së dhe ka marrë pjesë në një darkë të organizuar për liderët e Ballkanit Perëndimor nga Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa./Paparaci.com
