Shenoll Muharremi, njohës i integrimeve evropiane ka komentuar një sondazh të realizuar nga ‘UBO’, sipas të cilit 47 % e respodentëve janë përgjigjur se do ta votonin Vetëvendosjen.
Muharremi ka thënë se kësaj kompanie i beson, por nuk i beson rezultatit të publikuar.
Sipas tij, metoda, matja, njerëzit që pyetën mund të jenë ‘hakuar’ ose janë bërë me një qasje specifike nga porositësit e pyetjes.
“Kjo është jozyrtare! Mundet me qenë spekulim, gjithmonë çka lexoni në rrjete sociale dhe internet duhet me kuptu me rezerva. Kështu po duket matja e fundit që po përfolet nëpër qendra vendore politike. Dmth fjala është për matjen e rregullt të UBO (Omnibus) për dhjetor 2024. Të gjitha matjet e UBO-s e paraqesin LVV lartë, shumë lartë… Si kam thënë disa herë, personalisht i besoj UBOs dhe është kompani kredibile. Por këtyre rezultateve nuk ju besoj se nuk ka shumë logjikë me qenë reale me ndodhë në bazë të të gjitha parametrave tjerë real. E kjo nënkuton që metoda, matja, njerëzit që pyetën mund të jenë ‘hakuar’ ose janë bërë me një qasje specifike nga porositësit e pyetjes. Por kush jemi ne fundja me gjyku:) Ne i marrim të gjitha të dhënat, edhe matjet tjera (që ka shumë) dhe në bazë të informatave tona e krijojmë përshtypjen tonë finale. Në fund sovrani vendosë”, ka shkruar ai në Facebook.
