Kandidati për deputet i AAK-së, Lahi Brahimaj së bashku me Ardian Gjinin e zyrtarë të tjerë të kësaj partie kanë takuar disa të rinj.
Brahimaj ka thënë se pjesëmarrja kaq e madhe e tyre “është motiv drejt fitores”, përderisa ka shtuar se Aleanca do të jetë pranë tyre.
“Unë dhe Aleanca do të jemi gjithmonë pranë jush, duke ju mbështetur dhe duke punuar për një të ardhme më të ndritur për të gjithë. Ju jeni shpresa dhe fuqia e së sotmes, ju jeni ndryshimi që vendi ynë ka nevojë! “, ka shkruar Brahimaj.
Brahimaj ka thënë se nuk guxohet të lejohet assesi migrimi i tzre.
“Nuk guxojmë asesi që me politikat tonë të iu humbasim juve. Nuk guxojmë të lejojmë migrimin tuaj sepse ju do të jeni lokomotiva e zhvillimit të Kosovës”, ka shkruar ai.
