Të fundit

“Njerëz që s’kanë haber – Nuk kanë investu asnjë cent në energji – Kanë refuzu çdo projekt madhor” – Visar Azemi për qeverinë Kurti

Anëtari i Kryesisë së LDK’së, Visar Azemi thotë se qeveria Kurti nuk ka investuar asnjë cent në energji, e që si pasojë thotë se sot qytetarët përballen me mungesë të energjisë elektrike.

Azemi në emisionin ‘Pressing’ në T7 thotë se qeveria Kurti madje ka refuzuar cdo projekt madhor për energjinë.

“S’ke investu asnjë cent në kapacitet të reja të energjisë elektrike. Prej kur ka ardh ky pushtet jo që nuk ka investu por i ka refuzu të gjitha projektet madhore të sektorit të energjisë. Prej letrës që e ka dërgu te Counter Global,se kur të vij në pushtet do ta anuloj këtë projekt, pastaj projektet që i kanë ble shiritat se asgjë nuk ka ndodh vetëm sa për sy e faqe. E deri te projekti i fundit i centralit me gaz, në bashkëpunim me qeverinë amerikane që e refuzojë në javën e parë si erdhi në pushtet. Kjo është përgjigja të cilët e marrin qytetarët se pse po ndodhin tani këto avari e probleme të sektorit të energjisë”, tha Azemi.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci