Të fundit

Reduktimet e energjisë, Bajrami: Rezultat i qeverisë me ministra praktikantë, pa plan e vizion

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka thënë se  situata me energjinë e elektrike në Kosovë është si rezultat i qeverisjes së paaftë.

Bajrami ka thënë se qindra miliona euro të shpenzuara për efiçiencë të energjisë që rezultuan me rritje të konsumit të energjisë.

“Paradoksale. Qindra miliona euro të shpenzuara për efiçiencë të energjisë që rezultuan me rritje të konsumit të energjisë. Ky është rezultati i një qeverie të paaftë, me ministra praktikantë që s’kanë vizion as plan. Taksat e qytetarëve u shpenzuan pa dhënë ndonjë rezultat, faturat e tyre për energji u dyfishuan e zona të tëra kanë ngelë pa energji në këto ditë të ftohta dimri. Mjaft më me dështime! Koha për llogaridhënie dhe qeveri të aftë.”, shkroi Bajrami.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci