Të fundit

I dënuar për dhunimin e një vajze shqiptare, Robinho vendoset në “burgun famëkeq” (VIDEO)

Pas disa vitesh ‘dramë’ dhe refuzimit të brazilianëve për ta ekstraduar në Itali, ish-futbollisti i Real Madridit dhe Milanit, Robinho, filloi të vuante dënimin me nëntë vjet burg.

Robinho u dënua në Itali në vitin 2022 për një përdhunim në grup në Milano që ndodhi në një klub nate në vitin 2013. Futbollisti brazilian iku në vendlindjen e tij në Brazil, ku e fshehën për një kohë të gjatë dhe nuk pranuan ta ekstradonin në Itali, pasi këto dy shtete nuk kanë marrëveshje ekstradimi.

Mirëpo, së fundmi brazilianët krijuan një precedent dhe konfirmuan dënimin me burg për ish-lojtarin e kombëtares braziliane dhe ai u vendos në burgun e Dr. José Augusto César Salgado P2 (Tremembe Penitenciary II) në Sao Paulo.

Bëhet fjalë për një burg famëkeq brazilian ku strehohen vrasës të shumtë, por edhe një burg që ata e quajnë “burgu i të famshmëve”.

Ka 430 të burgosur në dhoma të madhësive të ndryshme, dhe një dhomë mund të mbajë deri në gjashtë persona. Përveç Robinhos, në burg ka edhe personalitete të shumta të njohura si politikani Luiz Esteva, analisti Antonio Marcos Pimento, por edhe disa nga vrasësit më famëkeq si Alexandre Nardoni, Cristian Cravinhos dhe Roger Abdelmassih.

Siç raportojnë mediat braziliane, ditët e fundit Robinho ka qenë veçanërisht i dëshpëruar pasi nuk e ka festuar Vitin e Ri me gruan e tij. Braziliani kërkoi një leje speciale për të kaluar pushimet me gruan e tij, por administrata e burgut e refuzoi kërkesën e tij.

Robinho ende dëshiron të “dëshmojë pafajësinë e tij”, ndaj në një intervistë për TV Record tha se ka prova të mjaftueshme edhe pas gjyqit.

Braziliani pranoi se ka kaluar natën me një të re shqiptare në një klub nate në Milano, por pretendon se ka prova që lidhja e tyre ka qenë konsensuale.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci