Zyrtari policor, Idriz Gashi që punon si rreshter në Njësinë e Veçantë të Hetimeve në Polici, i doli një fotografi, ku pretendohet se ai mori pjesë një tubim elektoral të Partisë Demokratike të Kosovës në Skenderaj.
Sipas fotografive të shpërndara nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu por edhe udhëheqës në Lëvizjen Vetëvendosje, ai shihet prezent në tubimin e organizuar nga kandidati, Mërgim Lushtaku.
Si pasojë e këtyre veprimeve, ai u suspendua nga Inspektorati Policor i Kosovës.
Megjithatë, qytetari Lavdim Deliu po pretendon se këto fotografi janë të manipuluara.
Sipas tij, është e vërtetë që PDK ka mbajtur një takim me simpatizantë në fshatin Rezallë të Skenderajt.
Megjithatë, Deliu thotë se polici Idriz Gashi nuk ka marrë pjesë në tubimin e politikanëve të PDK-së në këtë fshat, mirëpo në një ndejë me sharkia më vonë, në të njëjtin vend.
“PDK është e vertetë qe ka majtur tubim në fshatin Rezallë. Por po ashtu është e vërtetë qe pasi kanë shkuar PDK, ka vazhduar një ndejë me muzikë më bashkëfshatar, miq e dashamirë, por pa politikanë. Dhe foton e zyrtarit policor te Idriz Gashi që e kishin nxjerrë portail kosovanews.net është e ndejës pa politikan”, ka shkruar Deliu në Facebook.
Madje portali ‘Demokracia.com’ ka nxjerrë fotografi të tubimit të PDK-së dhe të ngjarjes me sharkia ku pretendohet se ka marrë pjesë zyrtari policor Idriz Gashi


Statusi i plotë i Lavdim Deliut:
Portaili kosovanews.net e paska keqpërdor emrin tim për qëllime politikë të partis në pushtet.
Më duhet të sqaroj që ajo që ka shkruar ky portal është një gënjeshtër.
E para videon e kam larguar nga profili im sepse na ka ndodhur nje rast vdekje në familje dhe aty kishte muzikë dhe nuk e pashë të ndershme të mbajë videon. E dyta, foton që ky portail e kishte nxjerrë nga tubimi i PDK-së dhe që kishte tentuar me i lidh me foton e zyrtarit policor Idriz Gashit, zyrtar ky i cili rrjedh nga një familjë patriotikë e ndershëm dhe e respektuar jo vëtëm në fshatë por dhe me gjerë janë montazhë e portalit. PDK është e verte të qe ka majtur tubim në fshatin Rezallë.
Por po ashtu është e vërtetë qe pasi kanë shkuar PDK, ka vazhduar një ndejë me muzikë më bashkëfshatar, miq e dashamirë, por pa politikanë. Dhe foton e zyrtarit policor te Idriz Gashi që e kishin nxjerrë portail kosovanews.net është e ndejës pa politikan. Pra kosovanews.net e paska bërë montazh duke u mundu me i ndërlidhë ngjarjet gjë që s’është e vërtetë.
