Zëdhënësi Kremlinit, Dmitry Peskov ka deklaruar se Rusia është duke e monitoruar nga afër situatën pasi presidenti i zgjedhur Donald Trump ka refuzuar të përjashtojë mundësinë e përdorimit të ushtrisë për ta marrë Grenlandën nga Danimarka.
Peskov i ka çuar porosi SHBA-së se Arktiku është në sferën kombëtare të Rusisë dhe në interes strategjik.
Deklaratat e Trumpit për Grenlandën kanë tërhequr reagimin e liderëve evropian.
Kryediplomatja e BE-së, Kaja Kallas ka deklaruar se duhet respektuar integriteti territorial dhe sovraniteti i Grenlandës, ndërkaq Olaf Scholz i Gjermanisë e ka bërë të qartë se “kufijtë nuk duhet lëvizur me forcë”.
Trumpi gjatë javës ka thënë se SHBA-së i duhet Grenlanda dhe Kanali i Panamasë për siguri ekonomike.
Ndërkaq, kufirit me Kanadanë i është referuar si vijë artificiale. Danimarka dhe Kanadaja janë anëtare të NATO-s dhe aleate të SHBA-së.
Peskov i Rusisë ka thënë se qëndrimet e Trumpit janë çështje e SHBA-së, Danimarkës dhe vendeve të tjera, por, sipas tij, Rusia është duke e përcjellë situatën dramatike.
“Ne jemi prezentë në zonën e Arktikut dhe do të vazhdojmë të jemi”, ka thënë Peskov.
