Të fundit

Rama mbledh drejtorët e drejtorive komunale, në fokus shërbimet cilësore për qytetarët

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka nisur javën me një mbledhje të rregullt me drejtorët e drejtorive komunale, ku u diskutua për përcaktimin e prioriteteve të punës për të përmbushur nevojat e qytetarëve dhe përmirësuar shërbimet publike.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama theksoi se fokusi i punës është ofrimi i shërbimeve cilësore dhe reagimi me shpejtësi ndaj çështjeve që prekin jetën e përditshme të qytetarëve.

Ai theksoi rëndësinë e përkushtimit dhe ndjeshmërisë në trajtimin e kërkesave të qytetarëve, duke e vlerësuar mbështetjen e tyre si të nevojshme për realizimin e ndryshimeve konkrete në kryeqytet.

“Me përkushtim dhe mbështetje nga qytetarët, do të vazhdojmë të sjellim ndryshime konkrete në Prishtinë,” përfundoi Rama.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci