Një shtetas i Shqipërisë ka kërkuar ndihmë mjekësore në pikëkalimin kufitar Morinë, në Gjakovë.
Ai deklaroi se, pasi kaloi kufirin Shqipëri-Kosovë me veturë, persona të panjohur kanë shtënë me armë në drejtim të tij.
Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur dje rreth orës 02:30.
Të dyshuarit i është bërë testimi i nivelit të alkoolit dhe rezultoi pozitiv.
“Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime”, thuhet në njoftim të policisë.
