Kryeministri serb, Millosh Vuçeviq, ka thënë se Beogradi po monitoron nga afër se çfarë po ndodh në Kosovë, ku policia po bastis institucionet e shumta serbe, duke theksuar se “Albin Kurti e ktheu fushatën zgjedhore në vazhdim të dhunës ndaj popullatës serbe”, transmeton Paparaci.
“Tortura e turpshme, ilegale e Albin Kurtit ndaj serbëve të Kosovës ka vazhduar edhe sot në mëngjes. Policia e Kurtit bastisi objektet e Postës në Graçanicë, si dhe në Fushë Kosovë, Lipjan dhe vende të tjera në jug të Ibrit. Ne po monitorojmë me vigjilencë zhvillimin e mëtejshëm të situatës dhe do të marrim të gjitha masat për të mbrojtur popullatën serbe nga sulmet e reja të Albin Kurtit, i cili padyshim që fushatën e tij zgjedhore e ka kthyer në vazhdimësi të shtypjes së popullit tonë”, ka përfunduar Vuçeviq./Paparaci.com
