Të fundit

Kjo është vetura nga e cila u hodh granata në biznesin e familjes Dezdari në Pejë (VIDEO)

Sulmi me mjet shpërthyes në biznesin e familjes së Alban Dezdarit, i pretenduar se është porositur nga Demë Elshani, është kapur edhe nga kamerat e sigurisë.

Paparaci ka siguruar video nga momenti kur dy vetura kanë kaluar në afërsi të objekteve të familjes Dezdari, ku edhe ka ndodhur sulmi.

Ashtu edhe si ishte pretenduar nga një anëtar i familjes Dezdari, sulmi mund të parandalohej në rast se Policia e Kosovës do të merrte me seriozitet telefonatën lidhur me lëvizjen e mjeteve të dyshimta.

Paparaci ka siguruar dëshmi se policia, përmes qendrës së saj të thirrjeve, ishte telefonuar tri herë nga një qytetar i cili ka vërejtur lëvizje të dyshimta të një veture pranë shtëpisë së familjes Dezdari të enjten në orët e para të mesnatës.

Por, policia nuk ka reaguar, tha një anëtar i familjes Dezdari për Paparacin.

Sipas pretendimeve, vetura e dyshuar e llojit Golf 3, me ngjyrë të bardhë, ka qarkulluar disa herë në të njëjtën rrugë. Në pjesën e parme vetura mbante një targë të Bosnje e Hercegovinës, ndërkaq në pjesën e prapme ishte pa targa.

Qarkullimi i veturave shihet edhe në videon e siguruar nga Paparaci.

Rasti i cili e tronditi familjen disa anëtarëshe dyshohet se ka ngjarë me motiv hakmarrjen.

Alban Dezdari e ka akuzuar Demë Elshanin, anëtarin e familjes Elshani nga Peja, për porositjen e sulmit me mjet shpërthyes në biznesin e familjes së tij mesnatën e të enjtes.

Policia, në një njoftim zyrtar për rastin, tha se mjeti dyshohet të jetë granatë dore.

“Sot rreth orës 02:05 minuta policia është informuar nga viktima se në rrugën ‘Besnik Lajqi’ në Pejë, në një lokal, dyshohet se persona të panjohur kanë gjuajtur një mjet shpërthyes, që dyshohet të jetë granatë dore, në objektin e tij”, njoftoi policia të enjten.

Një nga anëtarët e familjes, në një deklaratë për Paparacin të enjten, tha se është përpos lokalit, është demoluar edhe një veturë në pronësi të familjes.

“Shpërthimi ka ndodhur në orën 01:55 këtu në pronën e familjes ku unë banoj. Kanë qenë katër fëmijë brenda pronës, si dhe gruaja shtatzënë”, ka thënë anëtari i familjes Dezdari. “Është pronë biznes dhe banim. Shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm sa krejt biznesi është demoluar, pra dritaret, garazha dhe një veturë është demoluar e gjitha”.

Anëtari i familjes me të cilin bisedoi Paparaci të enjten, tha se njëri nga vëllezërit e familjes është kërcënuar gjatë muajve të verës së këtij viti, lidhur me çështjen e hetimeve për sulmin me mjet shpërthyes që ka ndodhur në një biznes tjetër në Pejë në vitin 2023.

Ai ka thënë se të gjitha rastet e kërcënimeve i ka lajmëruar në Policinë e Kosovës.

Policia tha se personat përgjegjës nuk janë identifikuar ende dhe se rasti është proceduar për hetime në Prokurorinë e Shtetit.

Lexo edhe:

Shpërthimi në Pejë, sulmohet familja Dezdari – zbulohet motivi i dyshuar i rastit

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci