Të fundit

Shkatërrohet grupi kriminal në Maqedoninë V., prodhonin para false të cilat qarkullonin edhe në Kosovë

Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut ka dhënë detaje shtesë nga aksioni “Vardar”, ku 10 persona janë arrestuar nën dyshimin për falsifikim dhe vendosje në qarkullim të parave të falsifikuara.

Nga MPB njoftojnë se grupi është formuar në territorin e Serbisë dhe të Maqedonisë së Veriut, dhe ka funksionuar nga fundi i vitit 2023, deri në shkurt të vitit 2025.

“Në periudhën nga fundi i vitit 2023 deri në shkurt 2025, në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Serbisë u formua një grup i organizuar kriminal, i përbërë nga shtetas maqedonas dhe serbë, qëllimi i të cilit ishte prodhimi dhe vendosja në qarkullim e parave të falsifikuara. Në një banesë në zonën e Shkupit, paratë e falsifikuara në prerje të ndryshme prodhoheshin duke përdorur makineri speciale të prodhuara më parë me pllaka të gdhendura që imitonin elementet e sigurisë në para.

“Grupi i organizuar kriminal paratë e falsifikuara të prodhuara në këtë mënyrë i lëshonte në qarkullim në sistemet e pagesave të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Serbisë dhe një pjesë e madhe e tyre përfundonte edhe në sistemet e pagesave të Austrisë, Gjermanisë, Rumanisë, Sllovenisë, Kroacisë dhe Kosovës. Në kuadër të aksionit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në bazë të urdhëresave të marra paraprakisht nga Gjykata Themelore Penale, janë kryer bastisje në disa lokacione në zonat e Shkupit, Velesit dhe Prilepit te persona juridikë dhe fizikë, pas çka janë arrestuar persona(nëntë persona nga Shkupi dhe një person nga Velesi.”, shtojnë nga MPB. /rtv21

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci