Të fundit

Avokati Smakiqi: Kurti ka kryer vepër penale, sms-ët e publikuar nga Paparaci mjaftojnë t’i ngritet aktakuzë

Paparaci ka siguruar disa biseda në një grup në platformën WhatsApp, të cilat e inkriminojnë shefin e Qeverisë, Albin Kurti, i cili erdhi në pushtet me premtime për luftim të krimit dhe nepotizmit.

Në një prej bisedave që posedon Paparaci, e cila është nxjerrë gjatë hetimeve për korrupsion kundër Nagip Krasniqit, në platformën WhatsApp, kryeministri e udhëzonte direkt ish-kryeshefin Nagip Krasniqi për shkarkime në KEK.

Sipas avokatit Xhevdet Smakiqi, bisedat e publikuara nga Gazeta Paparaci janë dëshmi se Kurti ka kryer vepër penale.

“Nuk mund te tejkalohet nga asnjë prokuror i shtetit ky komunikim i Albin Kurtit nga pozita e lartë subordinuese direkt në ushtrimin e ndikimit dhe tejkalimit te kompentencave te pozites se Kryeministrit te Republikes se Kosoves, pasiqe me Ligjin Per Nderrmarrjet Publike ne fuqi as me Kodin e Qeverisjes Korporative te nxjerrur nga Minstria e Zhvillimit Ekonomik ne vitin 2014 nuk lejohet qe Aksionari te nderhyjë në punet operative teknike dhe menaxheriale te Nderrmarrjeve Publike Qendrore”, ka shkruar Smakiqi në Facebook.

Smakiqi sqaron se Kodi Penal parasheh dënim nga gjoba e deri në burg, për personat që keqpërdorin pozitën apo autoritetin zyrtar.

“Neni 414 paragrafi 1 percakton

1.Personi Zyrtar, i cili duke shtrytëzuar detyren apo autoritetin zyrtar i tejkalon kompentencat e tjj, ose nuk i permbush detyrat zyrtare te tij me qellim qe te perfitojë çfardo dobie per vete ose per personin tjetër apo t’i shkaktoi dëm personit tjeter ose t’i shkel te drejtat e personit tjeter, dënohet me burgim prej një (1) deri ne 8 vjet

Paragrafi 2 i nenit 414 percakton shum prej 5000 Euro, denohet me gjobe ose me burgim prej tre muaj derj ne 10 vjet.

Prandaj Albin Kurti eshte person zytar, ka shfrytëzuar autoritetin e tij zyrtar te komunikoj ndikoie sugjeroi urdheroi Zytarin tjeter te rangut te mesem te ulët duke tejakaluar kompentecat sipas Ligjit Për Nderrmarrjet Publike pasiqe Aksionari komunikon përmes Bordit te Drejtëorëve dhe Sekretarit te Nderrmarjes Publike Qendrore dhe atë përmes raportimit me shkrim te mbledhjeve procesverbaleve nëpërmes Njësisë Per Monitorimin e Nderrmarrjeve Publike.

Elmenti tjetër qe përmbushet për hetim penal është se me këto komunikime janë shkaktuar pasoja për personat tjerë, kurse në komunikim nuk ka asnje rezistencë nga Nagip Krasniqi se askush nuk mund te ndikojë në venimarrjen e tij menaxheriale operative dhe teknike te KEK-ut”, ka thënë Smakiqi.

Andaj sipas avokatit, ky sms mjafton që të ngritet një aktakuzë ndaj Kurtit.

“Prandaj ky sms mjafton te ngritet një aktakuzë e mire ku do te zbardhen pasojat, dëmet, përfitimet dhe shkelja e te drejtave te personave tjerë ashtu siç e ka përcaktuar sakteishtë për këto situata neni 414 i KPRK-së”, ka shkruar Smakiqi.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci