Të fundit

“Më goditën për llogari të Saliut”, Veliaj: Më futën brenda por nuk ma mbyllin gojën

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar sërish nga qelia. Velaij e ka quajtur arrestimin e tij një ‘vrasje me pagesë’ për llogari të Sali Berishës.

Ai ka hedhur akuza ndaj prokurorit të çështjes Olsi Dado, duke thënë se dosja është e mbushur me idiotësira për të ushqyer gjiret mediatike.

Veliaj tha se edhe pse është mbyllur në qeli pa gjyq, nuk do të reshtë së ngrituri zërin.

”Goditja qorre e Olsi Dados kundër meje dhe familjes time është kryekëput një “vrasje me pagesë” për llogari të Sali Fundërrinës. Paçavurja e tij e thurrur me gabime trashanike dhe dashakeqësira pa cipë fare, pastaj aktivizimi i kasapit Sali fundërrinist, që si për ironi të fatit mban edhe emrin tim (Erion), bënë realitet largimin tim nga drejtimi i Bashkisë së Tiranës në mes të fushatës”, ka shkruar në “Facebook” Veliaj.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci