Të fundit

Pas disa seancave të dështuara, Hyseni vazhdon të kërkojë nga paritë politike ta votojnë miratimin e buxhetit

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka thirr seancë urgjentet për miratimin e buxhetit për vitin 2025.

Seanca do të mbahet më 25 shkurt në orën 14:00.

Ai ka thënë se janë në javën e fundit kur Kuvendi Komunal mund dhe duhet ta votoj buxhetin e qytetit tonë për vitin 2025, duke ju bërë thirrje të gjitha partive dhe asambleistëve që ta votojnë buxhetin.

Sipas tij në takimin e fundit me partitë politike opozitare në Gjilan i është kërkuar që i gjithë procesi i aprovimit të buxhetit të kthehet nga e para.

“Edhe pse ne kemi mbajtur dëgjimet buxhetore dhe kemi ndjekur çdo hapë ligjor për aprovimin e buxhetit, opozita nuk mori pjesë në asnjë dëgjim buxhetor dhe nuk dërgoi asnjë propozim të vetëm”, tha Hyseni, thuhet në komunikatën e Komunës së Gjilanit.

I pari i Komunës së Gjilanit, thekson se më pas e kanë dërguar buxhetin drejt Kuvendit Komunal, por deri tani, pra në javën e fundit të afatit ligjor nuk është aprovuar buxheti i komunës.

Më tej ai shtoi se tani kur ditët janë të numëruara është tepër vonë dhe jashtë çdo afati ligjor për dëgjime buxhetore apo procedura tjera.

“Prandaj me datën 25 shkurt, vetëm tri ditë para përfundimit të aftit ligjor do të thërrasim një seancë tjetër urgjente për aprovimin e buxhetit. U bëjë thirrje partive politike dhe të gjithë asamblistëve të Kuvendit Komunal që të votojnë e aprovojnë buxhetin e qytetarëve të Gjilanit”, tha kryetari i Gjilanit Alban Hyseni.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci