Të fundit

Iu gjet rreth 100 gram marihuanë në shtëpi, Prokuroria e Ferizajt kërkon 30 ditë paraburgim për të dyshuarin

Prokuroria Themelore në Ferizaj, i ka kërkuar Gjykatës në këtë qytet që t’ia caktojë masën e paraburgimit prej 30 ditësh të dyshuarit A.U nga Ferizaj, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Sipas Prokurorisë, të njëjtit i janë gjetur rreth 100 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë, në shtëpinë e tij.

“Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se më datë 24.02.2025, në Ferizaj, konkretisht në banesën ku jeton, i pandehuri, pa autorizim ka poseduar me qëllim të shitjes substancë narkotike të llojit marihuanë, në atë mënyrë që pas kontrollit nga ana e Njësitit Anti-drogë në dhomën e tij janë gjetur dyzetë e dy (42) qese najloni me substancë narkotike të llojit marihuanë dhe një kavanoz qelqi e cila ishte e mbushur me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë të përgjithshme 95.86 gram. Po ashtu, të njëjtit i është është gjetur një peshore digjitale dhe të holla në vlerë totale njëqind e njëmbëdhjetë (111) euro, të cilat janë sekuestruar nga policia, me çka do të kryente veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 paragrafi 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

I pandehuri A.U., që nga data 24 Shkurt 2025, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për veprën penale të lartëcekur.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci