Të fundit

Rama: Nuk ka shans që ne të biem dakord me Serbinë se cila është e ardhmja e Kosovës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dhënë një intervistë ku ka përmendur edhe Kosovën.

Duke folur për marrëdhëniet mes shteteve, Rama mori shembull raportet mes Shqipërisë dhe Serbisë. Ai tha se nuk ka shanca që të bien dakord për atë se cila është e ardhmja e Kosovës, por se kjo s’duhet të jetë pengesë për të mos bërë gjëra tjera.

Ai tha se është i mendimit që duhen krijuar raporte miqësore me sa më shumë vende që është e mundur.

“P.sh na merrni ne dhe Serbinë. Kemi një çështje të madhe midis nesh që ka qenë pengesë për të pasardhësit e gjithë qeveritë tona për të pasur marrëdhënie, faktikisht nuk kishim marrëdhënie. Por, Serbia është këtu, është në rajon, ka lidhje me vëllezërit tanë në Kosovë, dhe është e rëndësishme për marrëdhënien tonë. Pas 68 vitesh, unë vizitova Beogradin. Ne e kemi këtë mosmarrëveshje. Nuk ka shans që ne të biem dakord se cila është e ardhmja e Kosovës, por nga ana tjetër kjo nuk duhet të jetë arsye për të mos bërë gjëra tjera”, ka deklaruar Rama për televizionin grek “MEGA”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci