Kremlini dënon aktgjykimin e Gjykatës së Bosnjës dhe Hercegovinës ndaj kryetarit të Republikës Serbe, Millorad Dodik dhe pretendon se ky vendim “mund të ketë ndikim negativ në Ballkan në tërësi dhe të destabilizojë situatën”, ka thënë sot zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, transmeton Paparaci.
Ai ka pretenduar se “persekutimi i Dodikut është i natyrës politike”.
“Ne besojmë se “persekutimi” i Dodikut është tërësisht i natyrës politike. Kjo është e drejtuar jo vetëm kundër Dodiku personalisht, por edhe kundër të gjitha forcave patriotike serbe”, ka thënë Peskov.
Ai ka shtuar se Rusia vlerëson shumë marrëdhëniet konstruktive dhe të besueshme mes Dodikut dhe presidentit rus Vladimir Putin, si dhe marrëdhëniet vëllazërore mes rusëve dhe serbëve./Paparaci.com
