Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se Amerika pa Evropën është një ishull dhe Evropa pa Amerikën është një gadishull.
Derisa foli për marrëdhëniet e ndërlikuara së fundmi në mes dy kontinenteve, Rama tha se Evropa ka më pak miq pas nisjes së luftës mes Rusisë e Ukrainës.
Sipas kryeministrit shqiptar, Shqipëria dhe vendet e Evropës duhet të forcohen ushtarakisht.
Rama nuk ka hezituar të flas as për presidentin Donald Trump. Ai tha se mbase Zoti ia ka shpëtuar jetën Donald Trumpit jo vetëm për të bërë Amerikën të madhe sërish, por edhe për të zgjuar Evropën.
“Historia ka pasur momente kur SHBA dhe Evropa kanë pasur përplasjet e tyre. Momentet e tyre të keqkuptimit apo të konfliktit politikisht. Në Amerikë ka pasur nga ata që kanë menduar që është më mirë që Amerika të tërhiqet nga Evropa. Dhe në Evropë ka pasur nga ata që kanë menduar se ketë odontitin e vetë dhe të harrojë SHBA, por ka qenë gjithmonë diçka që gjithmonë ka mbizotëruar ideja; që Amerika pa Evropën është një ishull dhe Evropa pa Amerikën është një gadishull. Unë ja në një pozitë të rehatshme sepse nuk jam gjerman dhe nuk më duhet të gjej zgjidhje për botën. Jam kryeministër i një vendi më të vogël. Megjithëse jam më i gjatë se Merz, është Merz që duhet të marrë vendime prej të gjati.
E di që nëse unë e kam gabim askush nuk dëmtohet, por nëse Merz apo liderët e Evropës gabojnë, të gjithë dëmtohen. Vendimet e këqija të një udhëheqësi sot, paguhen nga brezi i së ardhmes. Pra ajo që shohim sot nuk është asgjë me atë që na pret para. Nuk kërkojmë të krijojmë një ushtri barbarësh dhe gjysmë analfabetë, por diçka ndryshe. Duhet të jemi të guximshëm dhe ta shohim gjithçka në tërësi. Është domosdoshmëri të forcohemi ushtarakisht, por diplomacia, çelja e korridoreve të reja të dialogut, e të jemi më të vendosur… kështu duam të jetojmë. Evropa ka më pak miq sot se përpara agresionit rus. Nuk ka aspak dyshim që Europa u ngrit për gjënë e duhur, por pse ka më pak miq. Është komplekse dhe e ndërlikuar, por ndoshta Zoti i shpëtoi jetën Donald Trump jo vetëm për të bërë Amerikën të Madhe sërish, por edhe për të zgjuar Europën”, ka thënë Rama.
