Të fundit

Njerëzit e politikës që kanë vila në “vendin e krimit” në Brezovicë

Aksionet e fundit në Brezovicë kanë vënë nën pranga figura me peshë politike, biznesmenë, por edhe zyrtarë institucionalë që mbanin pozita të rëndësishme në institucionet e Kosovës.

Shumica e të arrestuarve dyshohen për veprat penale: keqpërdorim i detyrës zyrtare, marrje, si dhe dhënie ryshfeti.

Por, në vendin e dyshuar të krimit, të cilin e ka goditur Prokuroria e Shtetit, 14 të arrestuarit nuk janë të vetmit persona të përfshirë në veprime të dyshuara në Parkun Kombëtar të “Sharrit”.

Paparaci, ka mësuar se disa nga politikanët dhe ish-udhëheqësit shtetërorë të Kosovës kanë toka dhe shtëpi banimi në Brezovicë.

Sipas informatave të bazuara të Paparacit, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka në pronësi një vilë në Brezovicë. Ish-presidenti Thaçi në Agjencinë Kundër Korrupsionit më 2020-n ka deklaruar se në pronësi të përbashkët ka një tokë bujqësore dhe dy shtëpi.

Thaçi nuk është ish-presidenti i vetëm që ka pasuri të pa luajtshme në Brezovicë.

Edhe paraardhjësja e tij, presidentja Atifete Jahjaga, ka në posedim një vilë në Brezovicë.

Më 2015, në Agjencinë Kundër Korrupsion, ajo nuk ka deklaruar pronësi mbi pronë në Brezovicë.

Informatat e Paparacit tregojnë se edhe kreu i PDK-së, Memli Krasniqi posedon vilë në Parkun Kombëtar të “Sharrit”.

Vilë, në Brezovicë ka edhe familja e Abelard Tahirit, shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së.

Abelard Tahiri, në deklarimin e fundit të pasurisë ka treguar se ka në pronësi të përbashkët familjare një shtëpi malore, por pa specifikuar lokacionin.

Gjithashtu, ai ka deklaruar se ka edhe në pronësi të përbashkët edhe një shtëpi banimi dhe lokale afariste. Ndërkohë, që Memli Krasniqi ka të deklaruar vetëm një shtëpi dhe apartament.

Vilë në Brezovicë, sipas informatave të mediumit, ka edhe Hajredin Kuçi, ish-ministri i Drejtësisë dhe ish-zëvendëskryeministri i Kosovës.

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ndryshe nga kolegët e tij, ka në pronësi të tij një parcelë tokë në Brezovicë.

Haradinaj, në AKK ka deklaruar se në pronësi të përbashkët ka një tokë kodrinore që kap vlerën prej 75 mijë eurosh, si dhe një truall në vlerë prej 27 mijë e 300 eurove.

Krahas tyre, vila në Brezovicë sipas burimeve të besuara të Paparacit kanë edhe kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj dhe ish-ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku.

Çollaku, në deklarimin e fundit të bërë në AKK ka treguar se ka në pronësi të përbashkët parcelë prej 700 metrave katrorë dhe shtëpiza në atë kohë në ndërtim e sipër.

Kurse, Limaj ka të deklaruar vetëm një truall, pronësi të përbashkët familjare.

Vila në Brezovicë posedojnë edhe Enver Hoxhaj, ish-kryediplomati i Kosovës dhe Arsim Bajrami, ish-ministër i Arsimit në Qeverinë Thaçi.

Shtëpi në fshatin turistik të Brezovicës posedon edhe prokurorja e shtetit, Laura Pula, raporton Paparaci.

Një hotel në bashkë-pronësi, në Parkun Kombëtar të “Sharrit” e ka ndërtuar edhe Veton Surroi. Publicisti është aksionar në kompaninë “Stella Consulting”, e cila dyshohet se fitoi jashtëligjshëm lejën ndërtimore për ndërtimin e objektit afarist në Brezovicë. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci