Të fundit

Biseda e Kurtit me “agjentët” rusë, Ismaili: Qesharake, më brengosi si fliste për opozitën

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili ka komentuar rrengun ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit nga komedianët rusë.

Ismaili tha se “prenku” dhe çfarë ka ndodhur me sigurinë dhe mënyrën se si kanë mbërri deri te intervista është qesharake.

“Zine që atij kur i ka dal përpara, ai i ka besu krejt atij procesi, se ai s’mundet me ia bo vetingun vet, kur i ka thanë ai tjetri normal që ai hin edhe e bon qatë muhabet. Prenku çka ka ndodh me sigurinë dhe mënyrën se si kanë mbërri deri aty është funny, por kur i sheh ata janë profi në këtë punë, kanë mujtë me mashtru edhe plot tjerë”, tha ai.

Ai tutje, tha se e ka shqetësuar përfaqësimi i Kurtit, duke thënë se nuk i ruajti interesant e vendit të tij.

“Më brengosi prej krejt që me fol me një shtet tjetër edhe me thanë qashtu për opozitën e me i qujtë pro-rus, ti njeri je t’u e përfaqësu vendin tonë. Duhesh interesate vendit tënd me i rujtë”, tha Ismaili,

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci