Të fundit

Tarifat e Trump godasin miliarderët, Elon Musk humb 11 miliardë dollarë

Elon Musk ka humbur 11 miliardë dollarë një ditë pas hyrjes në fuqi të tarifave të Donald Trump. Në total, CEO i Tesla ka humbur 110 miliardë dollarë deri më tani këtë vit. Aksionet e Tesla gjithashtu ranë 5.5% të enjten.

Sipas “Bloomberg”, Musk ndër miliarderët amerikanë që u goditën më rëndë teksa u zbatuan taksat e reja të administratës Trump.

Në fakt, më shumë se gjysma e atyre që gjurmohen nga indeksi i pasurisë së “Bloomberg” u goditën nga tarifat e Tump. Më shumë se 500 njerëzit më të pasur në botë humbën së bashku 208 miliardë dollarë pas shpalljes së tarifave të Trump.

Humbje të mëdha pësuan edhe Mark Zuckerberg i Metës dhe Jeff Bezos i Amazon.

Mark Zuckerberg – Themeluesi i Meta ka humbur 17.9 miliardë dollarë të pasurisë së tij që nga zbulimi i tarifave – që është rreth 9% e pasurisë së tij.  Që nga mesi i shkurtit, edhe aksionet e Metës kanë rënë me rreth 28%.

Jeff Bezos – Aksionet e Amazon ranë 9% të enjten, duke i kushtuar themeluesit të gjigantit të teknologjisë 15.9 miliardë dollarë në pasuri personale./abcnews.al

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci