Të fundit

Grabitja e armatosur në Fushë Kosovë: Hajdutët futen në një banesë në katin e 7-të, vjedhin një shumë të konsiderueshme parash

Një grabitje e armatosur ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në Fushë Kosovë.

Të maskuar e me armë në dorë, hajdutët kanë arritur që të marrin një shumë të konsiderueshme parash.

Sipas asaj që ka mësuar Paparaci përmes burimeve, ngjarja ka ndodhur në një kompleks banesor në rrugën “Hajrullah Zymi” në Fushë Kosovë.

Më saktësisht, hajdutët kanë grabitur një person në banesën e tij që ndodhet në katin e 7-të të një kompleksi.

Rastin për Paparacin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Sot rreth orës 08:30, kemi pranuar informatën për një rast grabitje që ka ndodhur në rrugën “Hajrullah Zymi” në Fushë Kosovë, (dyshohet të ketë ndodhë rreth orës 06:30), ku ankuesit me forcë nën kërcënimin e armës i janë marrë një shumë e parave. Në koordinim me Prokurorinë përkatëse, hetuesit policor janë duke ndërmarr të gjitha masat e nevojshme në lidhje me rastin”, ka thënë për Paparacin zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci