Të fundit

Presidenti i Sierra Leones ndan foto nga takimi me Osmanin: U dakorduam për forcim të lidhjeve tona

Presidenti i Sierra Leones ka ndarë momentin e takimit me homologen e tij kosovare, Vjosa Osmanin.

Ai u shpreh shumë entuziast për raportin midis dy shteteve, dhe u tregua i hapur për bashkëpunim nga i cili do të përfitojnë të dyja vendet.

“Isha shumë i ngazëllyer që takova presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, në Antalia gjatë Forumit Diplomatik të Antalias”, ka shkruar Bio në X.

“Ne ramë dakord të forcojmë lidhjet bilaterale midis Sierra Leones dhe Kosovës, duke u angazhuar të bashkëpunojmë në iniciativa të ndryshme që do të përfitojnë të dyja vendet”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci