Të fundit

Parandalohet një rast i kontrabandës në Aeroportin e Prishtinës, dy shtetas të Shqipërisë tentuan të fusnin 200 pako cigare

Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të kontrabandës në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Në bashkëpunim me zyrtarët doganorë, Policia e Kosovës, ka parandaluar kontrabandimin e 200 pakove të cigareve.

“Sot me datën 18.04.2025, si rezultat i punës dhe angazhimit të zyrtarëve policorë, në bashkëpunim me zyrtarët doganorë, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës është parandaluar një rast i kontrabandës me duhan (pako të cigareve). Dy udhëtare të gjinisë femërore shtetase të Shqipërisë, të cilat udhëtonin përmes Prishtinës në Londër, pasi kishin dorëzuar bagazhet (çantat) e tyre janë ndaluar për kontrolle nga zyrtarët kompetent, ku gjatë kontrollit në dy bagazhet (çantat) e tyre janë gjetur nga 100 shteka (pako) me cigare të llojit Malboro e kaltër. Pasi që dy pasagjeret janë ndalur dhe tek të njëjtat janë hasur në total 200 shteka (pako) me cigare, të njëjtat janë dërguar në zyrën e doganës për veprime dhe procedura të mëtejme”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci