Të fundit

Vetëvendosje s’ndryshon kandidaturë, është Albulena Haxhiu

Albulena Haxhiu mbetet kandidatura e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit të Kosovës.

Haxhiu, kandidatura e së cilës dështoi në dy përpjekje në vazhdimet e seancës konstituive të shtunën dhe të hënën, do të propozohet sërish në vazhdimin e seancës të mërkurën.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, tha sot se Vetëvendosje nuk ka ndryshuar qëndrim për kandidaturën për kryeparlamentare.

“Jo, jo nuk e ndryshojmë kandidaten. Mbetet Albulena Haxhiu përsëri”, tha Bajqinovci për FrontOnline të mërkurën në mëngjes.

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës është caktuar të vazhdojë të mërkurën me fillim nga ora 10:00. Kjo seancë shënon përpjekjen e pestë për themelimin e tij. /Paparaci.com

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci