Të fundit

Koalicion VV-LDK, Peci: S’kam inat, nuk hidhërohem si fëmijë

Faton Peci ka thënë se është për një qeveri të shumicës shqiptare në Kuvendin e Kosovës.

Në një intervistë në RTK Prime në transmetuesin publik të martën, Peci tha se qëndrimi i tij është për një koalicion mes Lëvizjes Vetëvendosje me një nga partitë e opozitës së deritashme.

Peci tha se ekzistojnë qindra modalitete për të arritur një marrëveshje.

“Po, unë po e shtyjë VV-në që të bëjë koalicion me shumicë shqiptare. Por, dëgjo.. gjithmonë duhet të ketë dy palë për t’u arritur një marrëveshje. Nuk mund të jetë unilaterale. Unë po them shumicë shqiptare, për modalitetet, janë 100 modalitete. Nuk do një individ, diskuto me krejt partinë”, tha ai.

I pyetur nëse është i hapur për koalicion me LDK-në, Peci tha se nuk ka asnjë inat me partinë në të cilën e ka kaluar kohën më të madhe si aktivist politik.

“Jo more, asnjë inat nuk e kam. Ata që kanë inat në politikë, ata nuk janë të dobishëm. Ata që idhnohen si fëmija në politikë, ata nuk i duhen as mahallës e lëre më Kosovës”, tha ai. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci