Të fundit

Gjyqtari që e liroi Enver Sekiraqën vozit veturë Audi Q5

Agim Kuçi ka një pasuri të paluajtshme në vlerë deri në 175 mijë euro.

Gjyqtari i Departamentit të Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka deklaruar se posedon në emrin e vet një shtëpi në vlerë 150 mijë euro dhe një banesë në vlerë 25 mijë euro.

Kuçi, i cili vitin e kaluar shkaktoi një prej skandaleve më të mëdha në sistemin gjyqësor kosovar me lirimin nga paraburgimi të Enver Sekiraqës, ka deklaruar se vozit një veturë të markës gjermane Audi.

Deklarimin e ka bërë pranë Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit (APK) këtë vit.

Veturën e tipit Audi Q5, ai e ka deklaruar në vlerë 25 mijë euro. 20 mijë euro ka deklaruar se i ka marrë kredi në bankë për blerjen e veturës, sipas regjistrit të tij të deklarimit të pasurisë në vitin 2025.

Gjyqtari i rastit të Enver Sekiraqës, imazhit famëkeq të Prishtinës, është ndëshkuar në janarin e këtij viti nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës për shkak të shkeljeve disiplinore.

Për shkak të lirimit të Sekiraqës, Kuçi është ndëshkuar nga KGjK-ja me një vërejtje publike me shkrim dhe me ulje të pagës për 20% për një periudhë gjashtë mujore.

E liroi Enver Sekiraqën, gjyqtari Kuçi ndëshkohet me vërejtje me shkrim dhe ulje page

Këshilli Gjyqësor i Kosovës e ka marrë vendimin më 21 janar të këtij viti.

Kuçi është rikthyer në punë pas një suspendim prej afërisht 7 muaj, pasi që kishte vendosur që ta hiqte masën e arrestit shtëpiak për të akuzuarin Sekiraqa, i cili ishte dënuar nga gjykata e shkallës së parë me 25 vjet burgim për “nxitje në vrasjen e policit Triumf Riza”.

Në vendimin e Këshillit Gjyqësor bëhet e ditur se gjyqtari Kuçi nuk e kishte ekzekutuar aktvendimin e Gjykatës së Apelit përmes së cilit ishte caktuar masa e paraburgimit.

Ai ishte i obliguar që të lëshonte urdhërarrest për ta ndaluar Sekiraqën, mirëpo Kuçi kishte vendosur që aktvendimin e Apelit ta dorëzojë në Stacionin Policor – Veri, për t’ia dorëzuar personalisht të akuzuarit Sekiraqa.

Gjithashtu sipas vendimit të KGJK-së, bëhet e ditur se gjyqtari Kuçi nuk kishte ndërmarrë asnjë veprim për të lëshuar urdhër-arrest apo letër-rreshtim ndërkombëtar për ta lokalizuar dhe ndaluar Sekiraqën.

Kuçi është gjyqtar i Krimeve të Rënda në Prishtine që nga viti 2020.

Ai, ishte pjesë e trupit gjykues që e dënoi Sekiraqën me 25 vite dënim me burgim në maj të vitit të kaluar.

Në shpallje të aktgjykimit, gjyqtari Kuçi e liroi nga masa e arrestit shtëpiak Enver Sekiraqën por një vendim i Apelit më 17 maj, 2024, e rrëzoi verdiktin e tij dhe e ktheu në paraburgim Sekiraqën.

Por, Sekiraqa tashmë veç ishte arratisur.

Ai nuk ishte gjetur në shtpinë e tij në rrugën ‘Vëllezërit Fazliu’ në Prishtinë më 17 dhe 18 maj, kur Policia me urdhëresë të Gjykatës shkoi për ta marrë Sekiraqën dhe për ta dërguar atë në paraburgim.

Enver Sekiraqa po gjykohej për shtytje në vrasjen e policit Triumf Riza.

Gjykimi ndaj tij ka nisur më 2014. Ky proces maratonik gjyqësor ndaj Sekiraqës ka rezultuar me dy dënime të deritanishme. Në vitin 2016 Sekiraqa u dënua me 36 vite burgim, kurse me 30 vite burgim në vitin 2019. Më 3 maj të këtij viti, ai u dënua me 25 vite burgim nga shkalla e parë e gjykatës.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci