Të fundit

Çitaku e ashpër me VV-në: E papërgjegjshme dhe e papranueshme mënyra se si ajo trajton Kosovën

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pasi Kuvendi i Kosovës edhe sot (27 prill), dështoi të konstituohej, ani pse ishte përpjekja e shtatë.

Lidhur me këtë, Çitaku thotë se është e papërgjegjshme dhe e papranueshme është mënyra se si Lëvizja Vetëvendosje trajton Kosovën, institucionet dhe qytetarët e saj.

“Përpjekja e vazhdueshme për të degraduar çdo institucion është konstanta e vetme e kësaj lëvizjeje. Nga gurët dhe gazi, deri te kryeneçësia e pakuptimtë, LVV nuk ka zgjedhur kurrë mjete për të sulmuar dhe dëmtuar institucionet e këtij vendi. LVV e ka në dorë të zhbllokojë punën e Kuvendit”, ka shkruar ajo në Facebook.

Lidhur me zhbllokimin e procesit, politikania thotë se një gjë të tillë VV nuk e bën, pasi sipas saj përdorimi i mjeteve normale në politikë dhe demokraci nuk është në traditën politike të saj.

“Nuk e bën, sepse përdorimi i mjeteve normale në politikë dhe demokraci nuk është në traditën politike të saj. Ndërkohë, aferat në fushën e energjisë nuk kanë të ndalur, çmimet rriten çdo ditë, e ne në Kuvend po merremi me ulëse dhe me emra të përveçëm. Turp”, ka shkruar tutje ajo.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci